Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ndalimi i vajzës së Sanduloviqit, Woelk: Vuçiq vazhdon të frikësojë, duhet ta ndalojmë tani

 
   

Asistentja e akredituar e Parlamentit Evropian, Federica Woelk, ka reaguar pas ndalimit të Klara Sanduloviq, vajzës së politikanit serb, Nikola Sanduloviq, nga autoritetet serbe në pikën e kalimit kufitar në Merdar.

Përmes një postimi në platformën X, Woelk ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, vazhdon të frikësojë dhe sipas saj, ai duhet të ndalohet tani.

“Vajza e Sanduloviq , Klara, mbahet në kufi dhe nuk lejohet të hyjë në Serbi sepse ka vendosur një lule. Pikërisht e njëjta gjë ka ndodhur me të atin dhe me avokatin. Vuçiq vazhdon të frikësojë – duhet ta ndalojmë tani!”, shkroi ajo.

Ndryshe, Klara Sanduloviq, raportohet se është ndaluar nga Policia e Serbisë, pasi ajo po kthehej nga Kosova, ku gjatë ditës së sotme shkoi për të bërë homazhe në kompleksin memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz.

“Të respektojmë që të mos përsëritet më”, ishte mesazhi i shkruar që ajo la te varri i Blerina Jasharit.

Sanduloviq përmes një postimi në X tha se asaj nuk po i lejohet të hyjë në Serbi.

“Regjimi diktatorial i Aleksandar Vuçiqit vazhdon ta persekutojë vajzën time, Klarën. Policia po e mban atë dhe zyrtarët e Partisë Republikane në pikëkalimin kufitar të Merdarit dhe nuk po i lejojnë të hyjnë në Serbi”, shkroi ai.