Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ndalimi i vizitave të Thaçit e Veselit, Gashi dështim katastrofal i avokatëve

Avokati Tomë Gashi, përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar për ndalimin e vizitave ndaj ish- krerëve të UÇK-së , Hashim Thaçit – Kadri Veseli e Rexhep Selimit, për incizimin e bisedave. Ai ka fajësuar avokatët e tyre që sipas tij paguhen 20 milionë euro nga buxheti i shtetit e nuk u kujdesën për ti këshilluar klientët e tyre.

Ky është postimi i plotë:

“Deshtim katastrofal i avokateve brilante, te paguar rreth 20 milion euro nga Qeveria e Kosoves, e qe, deri ne perfundim te rasteve, do t’i kushtojne buxhetit te Kosoves shume me shume se 20 milion euro.

Avokatet, pervec se t’i mbrojne, duhet edhe t’i keshillojne klientet e tyre!

Ndalimi i vizitave: Prokuroria incizoi bisedat ne Qendren e Paraburgimit, pretendon se Thaçi, Veseli e Selimi u zbuluan vizitoreve detaje per deshmitare”.