
Një 29-vjeçar në Tiranë u arrestua pasi dhunoi fizikisht të motrën, dëmtoi orenditë në shtëpi. Por nuk u ndal me kaq, dëme shkaktoi edhe gjatë shoqërimit në komisarit.
Sipas policisë i riu dëmtoi kamerën e dhomës së shoqërimit, si dhe tabelat identifikuese.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. P., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe në banesën e tyre ka dëmtuar orenditë e banesës.
Gjithashtu, gjatë shoqërimit në komisariat ka dëmtuar kamerën e dhomës së shoqërimit dhe tabelat identifikuese”, thotë policia e Tiranës në një njoftim për mediat.