Një person në Zubin Potok është shfaqur me një bluzë me mbishkrime përçarëse dhe të urrejtjes.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se bluza dhe thika janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë legjitimimit njësia policore ka vërejtur se i dyshuari kishte të veshur një bluzë me mbishkrim përçarës dhe të urrejtjes, si dhe gjatë kontrollit në veturë është gjetur një thikë”.
“Bluza dhe thika janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.