Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Ndarja nga jeta e Jorgo Papingjit, Artiola Toska: Humbëm një njeri të madh

Një ditë më parë Shqipëria humbi një artistët dhe tekstshkruesit më të mëdhenj, mjeshtrin dhe autorin e mbi 4 mijë këngëve, Jorgo Papingjin.

Në një lidhje me emisionin “vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus, këngëtarja Artiola Toska tha se ai ka qenë një nga njerëzit më të mirë që ka njohur, ata që e kanë njohur kanë qenë të lumtur.

Ajo theksoi se Jorgo Papingji do t’i mungojë jo vetëm atyre që e njohën si mik, por edhe shqiptarëve përmes teksteve që shkruante.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Jorgo Papingji ka lënë pas me mijëra tekste. Ti je një nga këngëtarët që ai nuhati talentin tënd?

Artiola Toska: Ishte fati im që më lidhi në moshën 9-vjeçare, kur ai erdhi të zbulonte talente të reja. Prej atëherë ka nisur më pas bashkëpunimi për shumë vite. Humbja e tij në fakt isha e përgatitur, pasi kishte kohë që vuante. Para pak kohësh isha në shtëpinë e tij dhe e di që nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Do të jetë humbej për gjithë artin shqiptar, për tekstet, për poezinë.

Brikena Prifti: Ti ke bashkëpunuar për shumë vite me të, ka qenë nga ata mjeshtrit që ishte kritik, si do e kujtosh?

Artiola Toska: Ai ka qenë njeriu më i qetë, më i dashur, më gazmor që unë kam njohur. Bashkëpunimi me të ishte komode, ka qenë hidh e prit. Ai ka qenë shumë njeri i mirë,. Lum ne që e njohëm.

Brikena Prifti: Thashë që janë shumë tekste, nëse do veçoje njërin, cili do të ishte?

Artiola Toska: Ka qenë hiti i papërsëritshëm “Mirë me vjehrrën, mirë me burrin”. Ka qenë një nga këngët që ai ka krijuar “Robi plaket kur do vetë”, e cila flet jo vetëm për Jorogon por për të gjithë aertistët.