Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Ndarje e turpshme”/Haradinaj thotë se s’ka komunikim me Limajn pas intervistës së fundit

 
   

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka treguar se me kryetarin e NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limajn, nuk ka pasur komunikim që pas intervistës së këtij të fundit.

Para mediave, Haradinaj u shpreh se nëse NISMA dhe Limaj mbështesin pushtetin, atëherë ata ndahen nga AAK-ja.

“Nuk kam komunikim nga intervista e fundit e famshme e Limajt. Ka qenë i vështirë krijimi i shumicës nga opozita, pozicionimi i tij i hershëm e ka bërë edhe më të vështirë, edhe nëse NISMA dhe Limaj mbështesin pushtetin, kuptohet që ata ndahen nga ne. Por është një ndarje e turpshme, pasi kemi kërkuar vota për ndryshim dhe sjellja e tyre, veprimi i tyre është mjaft i turpshëm”, tha kreu i AAK-së.

Në pyetjen nëse AAK-ja do ta votojë Limajn për kryeparlamentar, Haradinaj u përgjigj: “Ne në praktikë asnjëherë nuk kemi penguar konstituimin e Kuvendit dhe nuk e bëjmë ndaras. Nuk besoj që do të pozicionohemi kundër konstituimit të Kuvendit. Nuk e dimë ende emrin. Është ndarje e turpshme pasi kemi shkuar në të gjithë vendin për të kërkuar vota për ndryshim, dhe me u sjell në këtë mënyrë nuk është në rregull”.

Tutje, Haradinaj tha se nuk ka kushte për opozitën në rast se LVV-ja dështon të krijojë qeverinë.

“Për opozitën asnjë kusht. Nëse ndahet Limaj është më e vështirë, por ne do të vazhdojmë”, u shpreh Haradinaj.