Krerët e shtetit dhe drejteus nga partitë opozitare, të enjten kanë nderuar heronjtë e kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu me rastin e 34-vjetorit të rënies së tyre heroike.
Në shenjë nderimi dhe respekti, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se dy heronjtë përveç që kanë marrë armët në dorë për të mbrojtur atdheun ata kishin edhe formim të lartë intelektual dhe vetëdije historike kombëtare.
Konjufca: Dy heronjtë përveç mbrojtjes së atdheut kishin vetëdije intelektuale kombëtare
“Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu janë dëshmorë, sepse janë pararendës të luftës çlirimtare. Ata e kanë dhënë porosinë më të vlefshme se okupatori nuk largohet nga Kosova pa i marrë populli armët në dorë, kjo ishte porosia e tyre më e vlefshme, dhe më vjen mirë që ata po nderohen dhe po respektohen gjithmonë. Ata përveç se kishin armën në dore kundër pushtuesit Serb, ata kishin edhe formim të lartë intelektual, vetëdije historike dhe ishin të edukuar e të brumosur me parime më të dhëna dhe me idealet më të larta kombëtare” tha Konjufca.
Kryeministri Albin Kurti derisa bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve, tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka pasur dëshmorë të kombit, të cilët kanë dhënë jetën për Kosovën.
Kurti u shpreh se heronjtë Zhitia dhe Fazliu janë sinonim i shprehjes “deri në fund të jetës”, pasi që të dy heronjtë kanë luftuar së bashku deri në frymën e fundit për atdhe.
Kurti: Zhitia dhe Fazliu kanë luftuar deri në fund të jetës për atdhe
“Edhe ara Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës ne kemi pas çlirimtarë, edhe para dëshmorëve të luftës së fundit, ne kemi pas dëshmorë të kombit të cilët kanë qenë paravajtës të qershorit të vitit 1999. Afrimi dhe Fahriu janë sinonim i asaj shprehjes së mirënjohur jo vetëm të popullit tonë “Deri në frymën e fundit” punuan bashkë, vepruan bashkë për çlirim e për bashkim për liri e për drejtësi deri në frymën e fundit dhe por si Rexhep Mala e Nuhi Berisha dhanë jetën për Kosovën, kombin shqiptarë andaj sot i kujtojmë me shumë mall dhe krenari” tha Kurti
Ndërsa, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se heronjtë Zhitia e Fazliu janë paralajmërues të luftës çlirimtare të Kosovës.
Ai tha se sa më shumë që kalojnë vitet aq më shumë rritet vlera e kontributit të tyre ndaj Kosovës.
Krasniqi: Brezat e rijnë do të edukohen me historinë e heronjve te shtetit të Kosovës
“Jemi sot këtu si çdo vit tjetër në 2 nëntor për të nderuar sakrificën e Afrimit dhe të Fahriut dy prej heronjve më të dalluar të kombit tonë dy njerëz të cilët në vitin tashmë të largët 1889 u bënë bishtarë e paralajmërues të asaj që pritej të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Sa më shumë që kalojnë vitet aq më shumë rritet vlera e kontributit të tyre të jashtëzakonshëm, kontributi çlirimtarë dhe intelektual, patriotik të cilën çdo ditë e më shumë kemi nevojë jo vetëm të vlerësojmë, por përmes tij edhe t’i edukojmë brezat e rijnë për të ditur edhe më mirë rrugën e vështirë në të cilën ka kaluar populli ynë e mbi të cilën është ndërtuar historia dhe shteti të cilën e gëzojmë sot” shtoi Krasniqi.
Ndërsa, derisa bëri homazhe edhe Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se rënia heroike e tyre ngjalli qindra-mijëra shqiptarë t’i bashkohen më vonë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Isufi: Rënia e Zhitia dhe Fazliut ngjalli shqiptarët që t’i bashkohen UÇK-së
“Sot kemi 2 nëntorin, përvjetorin e rënies së Afrim Zhitia e Fahri Fazliut dy heronjve të kombit të cilët dhanë sinjalin për kryengritjen armatosur, sepse nga përvoja e përfaqësuesve të mëhershëm ata morën guximin ti dalin përball Serbisë dhe kjo ishte rënia heroike e tyre që ngjalli qindra, mijëra shqiptarë të i bashkohen më vonë UÇK-së. Rënia e Afrimit dhe Fahriut është rënie heroike që nxiti popullin e Kosovës, për liri, pavarësi dhe zhvillim të shtetit”, tha Isufi.