Në Klinikën Universitare për Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv (KARIL) në Shkup, ka ndërruar jetë njëri nga vëllezërit nga fshati Gajre në Tetovë, të cilët më 11 janar u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në Spitalin e Tetovës.
Nga KARIL konfirmuan se A.M (41-vjeçar) ka ndërruar jetë. Në të shtënat me armë zjarri nëntë ditë më parë është lënduar edhe vëllai i tij Z.M (36), i cili po ashtu është duke u mjekuar në KARIL.
Përleshja me armë zjarri në Spitalin e Tetovës ndodhi më 11 janar rreth orës 18:00, në të cilën u plagosën dy vëllezërit nga fshati Gajre. Ata u dërguan në klinikat e Shkupit ditën e njëjtë./fax.al