Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ndërron jetë 6 vjeçarja në Greqi nga përplasje e jet ski-ve, drejtues ishin babai dhe nëna e saj

Një vajzë 6-vjeçare nga Ukraina, e cila pak më parë ishte plagosur rëndë nga përplasja e dy jet-skive në Qipro, të drejtuar nga babai dhe nëna e saj, ndërroi jetë në spitalin e Limasolit.

Sipas mediave të huaja, fëmija 6-vjeçar ishte duke hipur në jet ski me shofer të atin.

Në rrethana të paqarta skafi u përplas me një tjetër jet ski që drejtohej nga nëna.

Fëmija u dërgua menjëherë në tokë dhe u tentua t’i jepej ndihma e parë derisa u mor nga autoambulanca.

Fëmija u dërgua në spital, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.