Ndërron jetë legjenda e muzikës

Vdes legjenda e muzikës.
Ka vdekur në moshën 81-vjeçare, legjenda e muzikës “country”, Kenny Rogers.  
Ai vdiq të premtën mbrëma, sipas një deklarate të postuar nga familja e tij.
Ishte i njohur për hitet “The Gambler”, “Lady”, “Islands in the Stream” dhe “Lucille”.
Kenny ishte fituesi i gjashtë “CMA Awards” dhe tre “Grammys”.
Publicisti i tij Keith Hagan tha për CNN se Kenny Rogers la shenjë të pashlyeshme në historinë e muzikëes amerikane.
Më tutje ai shtoi se këngët e tij kanë prekur jetën e miliona njerëzve në të gjithë botën.
Kënga e tij e vitit 1978 “The Gambler” ka frymëzuar shumë filma të cilët u shfaqën në TV, ku Rogers pati rolin kryesor.