Tragjedi në Brazil ku një tifoze 23-vjeçare ka humbur jetën. Gabriela Anelli Marchiano mbylli sytë pas një beteje të gjatë me vdekjen.
Ajo u plagos gjatë përleshjeve të disa ditëve më parë mes tifozëve në afërsi të stadiumit “Allianz Parque” në San Paolo ku u luajt sfida Palmeiras-Flamengo.
Për shkak të trazirave, ndeshja u ndërpre disa herë ndërsa në fund u mbyll në barazim 1-1. Vajza u plagos në kokë nga një shishe e hedhur nga një tifoz i skuadrës mike që më pas u arrestua.
23-vjeçarja ishte vendosur në radhë për të hyrë në stadium por pas shpërthimit të dhunës ajo u shtri pa ndjenja në tokë dhe ndihma e mjekëve nuk shërbeu për ta mbajtur në jetë.