Punëtorët e sektorit privat në Kosovë po vazhdojnë të përballen me shkeljen e të drejtave të tyre nga punëdhënësit. Shumë nga bizneset private kanë punëtorë pa kontrata ligjore, si dhe pa sigurim shëndetësor.
Derisa sektorët me shkeljet më të mëdha të drejtave të punëtorëve janë sektori ndërtimtarisë dhe ai gastronomisë, punëtorët të cilët ka intervistuar KP, kanë treguar se punojnë me orar të stërzgjatur, nuk kanë pagesë të rregullt, si dhe detyrohen të punojnë edhe vikendeve, ani pse e kanë ditë pushimi.
Ndërsa, nga Inspektorati i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Hekuran Nikçi në lidhje me këtë çështje tha se për shkak të rasteve të shumta të shkeljeve të drejtave të punëtorëve, është rritur edhe numri i inspektorëve.
Media ka intervistuar njërën nga të punësuarat në njërin nga bizneset në kryeqytet, e cila tha se i është premtuar kontrata e punës nga punëdhënësi por se tashmë gati për tre vite punë, ajo ende nuk e posedon.
E punësuara: Punoj qe tre vite pa kontratë punë, më kanë premtuar kontratën
“Punoj gati tre vite këtu në market, kam orarin paradite nga ora 09:00 deri në ora 17:00, dhe mbas dite nga ora 14:00 deri në ora 22:00. Në fillim jemi marrë vesh me punuar me kontratë, më kanë thënë që mbas tre muajve e marrë kontratën po ende nuk e kam……00:21 Zakonisht kur marrë lëndimet i paguaj krejt shpenzimet vet dhe punoj me orar shtesë, mbas tetë orë pune, më duhet me qëndruar edhe mbas orari. Nuk paguhet as vikendi kur punoj”, tha një e punësuar.
Po ashtu, edhe një ish i punësuar në sektorin e ndërtimtarisë dhe gastronomisë, ka treguar se në dy punët që i kishte, ka qenë pa kontratë.
Ai tha se ka punuar në objekte të larta dhe se gjatë punës nuk ka pasur asnjë pajisje mbrojtëse për siguri.
Ish i punësuar: Kam punuar ndërtimtari në objekte të larta, nuk kam pasur pajisje
“Unë kam qenë duke punuar ndërtimtari, kam qenë me një firmë në Prishtinë, nuk kam pasur as kontratë pune, as sigurim shëndetësor. Verës punojmë edhe ore shtesë, as ato nuk paguhen, ato i kemi vetëm rrogë bazë. 01:42 Punojmë edhe dimrit, nuk kemi pajisje të punës, këpuca, as rripa të sigurisë, as jelek”, tha ish i punësuari.
Ai thotë se ka punuar edhe kamarier por se nuk ka pasur orar të rregullt pune.
Ish i punësuari: Kam punuar edhe kamerier, nuk kam pasur orar të rregullt
“Përveç ndërtimtarisë, unë kam punuar edhe kamerier, edhe aty kam qenë pa kontratë, po nuk kam vazhduar me punuar se nuk ka pasur orar, kemi punuar edhe në festa gjithashtu”, shtoi ish i punësuar.
Kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi ka treguar se vetëm gjatë vitit 2023 për shkelje të drejtave të punëtorëve në sektorin privat, janë shqiptuar mbi 1000 gjoba. Sipas tij, ky numër i gjobave është shumë i lartë.
Nikçi potencoi se në rastet kur hasin në rrezikshmëri të jetës së punëtorëve, veprimi që ndërmarrin ata është mbyllja e kantierit deri në eliminimin e parregullsive.
Nikci: Mbi 1000 gjoba janë shqiptuar për shkeljen e të drejtave të punëtorëve në sektorin privat
“Inspektorati i punës gjatë vitit 2023, ka realizuar gjithsej 8114 inspektime… Targeti inspektimeve për këtë vit, 6400 inspektime dhe ne kemi realizuar 8114 inspektime, që i bie e kemi kaluar këtë target dukshëm. Gjatë vitit të kaluar, kemi trajtuar 1359 ankesa të cilat i kemi pranuar në shtatë regjionet ku ne operojmë. Për gjatë viti 2023, kemi shqiptuar 1053 gjoba ndaj subjekteve të cilat kanë shkelur të drejtat e punëtoreve nga marrëdhënia e punës, ashtu edhe nga siguria dhe shëndeti në punë. Këtë rritje të dukshme të statistikave nga vitet paraprake, ne e kemi edhe me rritjen e numrit të inspektorëve. Kemi arritur të rekrutojmë 38 inspektorë të rijnë. Për 2024, planifikojmë të rekrutojmë edhe 60 inspektorë të rijnë duke rritur numrin total në 120 inspektorë të punës. Sektorët ku gjobat, inspektime janë kryer më shumë dhe shkeljet janë evidentuar shumë, është sektori i ndërtimtarisë, i cili ende mbetet sektori më problematik dhe në rritje e sipër dhe në këtë sektorë, shkeljet ndodhin më së shumti. Shkelja më shumti ndodh në marrëdhënie pune, nga siguri dhe shëndeti, punëtorë pa kontrata, të padeklaruar, punëtorë pa pajisje mbrojtëse, helmetën, çizmet, dorezat, litarët dhe rripat e sigurisë… Në rast se inspektorët në punë shohin se po rrezikohet jeta e punëtorit në mënyrë të drejtpërdrejt kantieri i ndërtimi mbyllet deri në eliminimin e parregullsive”, tha Nikçi.
E sa i përket pagtave në sektorin privat, në Sindikatën e Punëtorëve në Sektorin Privat, thotë se ende është në fuqi paga 130 euro dhe 170 euro, pagë kjo e cila është aprovuar në vitin 2011, dhe se deri më sot nuk ka ndryshuar.