Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ndeshjet e futbollit, Shpend Ahmeti: Sonte qeveritarët e paskan harruar Kosovën

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se qeveritarët kanë harruar të bëjnë tifo për Kosovën sonte, teksa kombëtarja e Kosovës luajti kundër Andorës në udhëtim në kuadër të kualikifimeve për kampionatin “Euro 2024”.

Në të njëjtën kohë ka luajtur edhe kombëtarja e Shqipërisë kundër Çekisë të cilën e mposhti me rezultat 3 me 0, duke bërë një hap gjigant për kualifikim.

Por Ahmeti thotë se nuk duhet harruar as Kosova kur luan.

”Kur luan Shqipëria unë gëzohem si me lujt Kosova.  Por nuk harroj që sonte lun Kosova, pa marr parasysh a kanë gjasa për kualifikim a jo.  Sonte qeveritarët e paskan harru Kosovën. 

Ja paskan lon Rasicit me bo tifo. Na edhe mundemi me bo lëshime, qeveria e Rep. së Kosovës jo”, ka shkruar Ahmeti në X.