Një grua ka dhunuar ish- bashkëshortin e saj duke i bërë presion deri në momentin kur situata ka agravuar në dhunë fizike
Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur ditën e sotme në qendër të qytetit të Fierit.
Bëhet me dije nga burime për mediat se një grua ka dhunuar ish- bashkëshortin e saj duke i bërë presion deri në momentin kur situata ka agravuar në dhunë fizike dhe qytetarë të shumtë kanë lajmëruar policinë.
Uniformat blu të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, i kanë shoqëruar të dy në komisariatin e policisë Fier.
Ndërkohë, burri pas situatës, raportohet se ka pasur edhe probleme shëndetësore.