Faqja “Vrojtuesit e Lagjes- Prishtinë” kanë publikuar një video ku një banor i Prishtinës shihet teksa e hedh një lavatriçe nga ballkoni i banesës së tij në katin e tretë.
Siç shkruan kjo faqe, një veprim i tillë ka mundur edhe të shkaktojë aksident, meqë poshtë gjendet edhe një kopsht i fëmijëve.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.