Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ndryshimet në qeveri, betohen pesë ministrat e rinj të Shqipërisë

Ministrat e rinj, në Qeverinë e Shqipërisë, Arbjan Mazniku, Albana Koçiu, Igli Hasani, Ogerta Manastirliu dhe Anila Denaj po betohen sot në Presidencë para kreut të shtetit, Bajram Begaj.

Një ditë më parë, dekretet e ministrave të ri rinj u miratuan në Kuvend gjatë një seance të posaçme plenare.

Arbjan Mazniku i propozuar si Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor mori 73 vota pro, 35 kundër dhe asnjë abstenim.

Albana Koçiu, e propozuar në pozicionin e Ministres së Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale mori 73 vota pro, 1 abstenim dhe 32 kundër.

Igli Hasani, i propozuar nga Rama për pozicionin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme siguroi në Kuvend 74 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim.

Ogerta Manastirliu, e propozuar në pozicionin e Ministres së Arsimit dhe Sportit mori 72 vota pro, 35 kundër dhe një abstenim.

Nga ana tjetër, Anila Denaj, e propozuar në pozicionin e Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit siguroi 73 vota pro, 27 kundër dhe asnjë abstenim./tch