Merushe Gjuzi u hodh nga furgoni më të cilin po udhëtonte dhe ndërroi jetë në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”
Merushe Gjuzi humbi jetën dy ditë më parë, pasi u hodh nga një furgon në lëvizje, në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”.
57-vjeçarja që ishte nisur për në pazar bashkë me shoqen e saj, por ndryshe nga ditët e tjera, këtë herë ajo nuk u kthye më në shtëpi. Shkak për aktin e rëndë, dyshohet se kanë qenë konfliktet e shpeshta që ajo kishte së fundmi me bashkëshortin e saj.
Gjuzi kishte pasur një jetë plot drama, teksa në vitin 2013, ajo kishte humbur vajzën e saj e cila ishte zhdukur pa asnjë gjurmë. Por 6 muaj pas kësaj ngjarjeje, bashkëshorti i vajzës së humbur kishte ndërruar jetë në një aksident, duke lënë jetim djalin e tij, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë. Që prej asaj kohe, për nipin kujdesej Merushja.
Këto probleme duket se kanë rënduar gjendjen e 52-vjeçares, që shqetësimet ia kishte shprehur dhe shoqes së saj. Kjo e fundit pas ngjarjes së rëndë ka treguar se Merushja më 20 tetor dukej në gjendje jo të mirë psikologjike dhe ishte grindur me bashkëshortin.
Ndërkohë, ditën e djeshme, policia ka arrestuar dhe bashkëshortin e 52-vjeçares, pasi akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.