Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të bustit të Shën Terezës, në hapësirën e Ambasadës së Kosovës në Shkup.
Sipas zyrës për media të saj, ky organizim mbahet në orën 18:00.
Në këtë ceremoni do jenë të pranishëm edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe ai i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Detaje tjera priten të japen gjatë ditës.