Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Në arrest shtëpie, Berisha iu drejtohet demokratëve nga ballkoni: Mosbindja civile vijon

Edhe pse në “arrest shtëpie” dhe i ndaluar me vendim gjykate që të komunikojë me çdo person tjetër përveç familjes, ish-kryeminsitri Sali Berisha ka gjetur një tjetër zgjidhje për të komunikuar me mbështetësit.

Berisha ju është drejtuar mbështetsve që ndodheshin poshtë banesës së tij duke u folur nga ballkoni i banesës. Ai tha se, shkak për mungesën e komunikimit të tij me qytetarët ka qenë për shkak të gjendjes gripale.Lideri demokrat u shreh se nuk do ta bëjë më vaksinën e imponuar nga pushteti. Ai u shpreh se, kjo është betejë hyjnore.

Në fjalën e tij Berisha nuk ka kursyer akuzat dhe kritikat ndaj qeverisë dhe kryeminsitrit Edi Rama, por edhe ndaj SPAK-ut dhe GJKKO-së. Berisha e ka cilësuar dënimin e tij politik.

“Për Edi Ramën Kushtetuta e vendit nuk ekziston. Nuk ka prokuror që mund të mohojë lirinë e shprehjes. Kjo betejë ka për qëllim rikthimin pluralizmit. Rama është vërsulur ndaj çdo demokrati me urrejtje”, tha Berisha.

“Ne fillojmë vitin në këmbë, në betejë, betëjë që nisëm me mosbindje civile në parlament. Këtë betejë nga kjo rrugicë do ta shtrijjmë në të katër anët e vendit. Shqipëria do të ketë paqe dhe stabilitet, vetëm kur shqiptarë do të votojnë të lirë dhe me dinjitet. Sot është një ditë e mbarë për ne, sepse ne jemi më të vendosur se kurrë. Ne sot jemi më të vetëdijshëm se kurrë se cili është regjimi i Tiranës”, tha Berisha.