Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

“Në BBV1 dhe BBV2 kam urryer…”/ Juli flet hapur: Nuk doja të më mëshironin

“Big Brother VIP 3” mbaroi, por jo dramat dhe deklaratat nga ish-banorët.

Ditën e sotme Jul Deda ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” për të folur rreth eksperiencës së tij në “BBV3” dhe jetën tani pas daljes. Ai u shpreh se në BBV1 dhe BBv2 ka urryer modulin e viktimizimit.

“Edhe në BBV1 dhe BBv2 kam urryer modulin e viktimizimit, nuk e kam qejf, motrat dhe Vëllai i Madh në dhomën e rrëfimit dhe ata e dinë që 90% të ndjenjave i kam shprehur atje se nuk doja të më mëshironin nga jashtë e të thonin “e se gjynaf ky” nuk doja të tregoja dobësi…“- tha Juli.