Të shtunën në pikën kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë, më saktë në Bërnjak është arrestuar një serb me inicialet J.S.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës njoftojnë se i njëjti dyshohet se gjatë viteve 1998 – 1999, në Komunën e Gjakovës ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.
Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i njëjti është ndaluar për 48 orë, dhe brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit kjo prokurori do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.