Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Në ditëlindjen e Loredanës, gjithë vëmendjen e mori urimi në shqip i të dashurit të saj

Reperja e njohur, Loredana, feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 28 vjeçe. Urimet në këtë ditë për të kanë qenë të shumta, por vëmendjen e mori ai i të dashurit të saj të ri.

Karim Adeyemi ka ndarë një foto të tyren, ku krahas shkruan “Happy Birthday”. Për ta sheqerosur akoma më shumë ai e ka quajtur Loredanën “zemër” në shqip.

Ndërkohë kujtojmë se dyshja tashmë prej një kohe po e jetojnë hapur marrëdhënien e tyre. Nga ana tjetër kujtojmë se Loredana është nënë e një vajze të quajtur Hana, frut i martesës së saj të parë me reperin Mozzik.