Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Në Ditën e Evropës, Haradinaj kërkon heqjen e masave

 
   

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar sot për Ditën e Evropës, festë që shënohet edhe në Republikën e Kosovës.

“Kosova tash e dy dekada është e përkushtuar në synimin e saj për të qenë pjesë e familjes evropiane. Qytetarët e Kosovës e meritojnë integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike! Ky është një synim për të cilin jemi përcaktuar si shtet, të orientuar për të kontribuuar në prosperitetin, paqen, sigurinë, dhe drejtësinë e kontinentit tonë, përkrah shteteve tjera të Evropës”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Në këtë ditë, shkroi Haradinaj, theksohet nevoja për largimin e sanksioneve nga ana e BE-së ndaj Kosovës, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe proceseve integruese evropiane, veçanërisht anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“Urime Dita e Evropës!”, përfundoi Haradinaj.