Gani Geci ka thënë se Millan Radojçiq kishte ftuar shqiptarë në festë në villen e tij në veri dhe se sipas tij aty ishin shumë shqiptarë.
Ai ka thënë se villen e Radojçiqit e kanë ndërtuar shqiptarët.
“Bile unë e kam pas njërin në burg që i’a ka ngjit keramikat… ai djali e din krejt kush ka qenë prej shqiptarëve aty, kur është bë banketi, kur ka qenë Agim Bahtiri, kur o ardh Ramush Haradini, kur jon shku, ai ma ka spjegu bile edhe fotot i kom pa”.
“Krejt puntorët kur e ka përfunduar villen i kish thirr ai[Radojçiq]… dhe kanë shku atje në banket të Millan Radojçiqit plot shqiptar”, por kur është pyetur nga moderatori se në cilin vit ai djali kishte vendosur qeramikën në atë villë, Geci thotë se nuk e din.
“Nuk e kom pyt, muj me pyet se unë spo du me spekulu në këtë drejtim”.
Gjithashtu në pyetjen se a ka ndodh një gjë e tillë në kohën e qeverisë Kurti, Geci ka thënë “jo se di”.