
Është arrestuar një burrë në Gjakovë, i cili dyshohet që në gjendje të dehur ka sulmuar vajzën e tij.
Viktima nuk e ka pranuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur kishte sulmuar vajzën e tij. Viktima e ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.