Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Në gjendje të dehur theu xhamin e dritares së banesës dhe mori dëmtime në krah, humb jetën 27-vjeçari

Një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi në gjendje të dehur dhe në kushte të rënda psikologjike theu xhamin e dritares së banesës duke marrë dëmtime në krah.

I riu me iniciale A. S., banues në fshatin Gjinar, u dërgua në spitalin e Elbasanit rreth orës 17:30 të ditës së djeshme. Por 27-vjeçari, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm (6 maj) në spital.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme, rreth orës 17:30, në spitalin e Elbasanit, është dërguar për të marrë mjekim shtetasi A. S., 27 vjeç, banues në fshatin Gjinar. Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se 27-vjeçari, në gjendje të dehur dhe në kushte të rënduara psikologjike, ka thyer xhamin e dritares së banesës së tij dhe si pasojë është dëmtuar në krah.

Pavarësisht asistencës mjekësore, 27-vjeçari ka humbur jetën në spital, mëngjesin e sotëm.