Pak ditë më parë, gruaja e këngëtarit Shpat Kasapi, Selvija bëri një postim në rrjetet sociale ku tregoi për vështirësitë që ka hasur përgjatë vitit 2023. Ajo i kërkonte falje djalit të tyre që nuk ka qenë e lumtur dhe që ka harruar se si të buzëqeshë si pasojë e sfidave që ka kaluar. Sot Selvija ka reaguar sërish me një tjetër postim ku teksa falenderon të gjithë ndjekësit që e mbështetën në këtë rrëfim, jep edhe një këshillë për vitin 2024.
“Uroj qe ky vit te jete i mbushur me shendet e lumturi. Ju falenderoj nga zemra per cdo mesazh qe me keni derguar, Zoti ju shperbleft per cdo motivim, keshille e dashuri qe me me keni dhuruar. Nuk e dija sa shume femra me duan per kete qe jam dhe edhe pse nga rrjetet sociale kane arritur te ma njohin shpirtin. Nuk doja te beheshe kaq e madhe por sidoqofte ju falenderoj shume te gjitheve dhe kerkoj falje qe nuk i arrij dot t’i kthej mesazhet. Nderkohe e falenderoj Zotin qe me ka falur 1 dashuri si Roeli qe me rri prane ne cdo moment dhe me fal ngrohtesi. Dora e tij e vogel duke me prekur eshte sherim per mua. E lumtur qe jam duke rritur nje djale qe di cfare eshte meshira dhe dashuria. Une do behem mire dhe keshilla qe do u jepja per vitin 2024 eshte hiqni njerezit toksik nga jeta juaj, sado te afert t’i keni ato me besoni do shpetoni veten tuaj. Duajeni veten tuaj pasi askush nuk do ta bej per ju. Dhe nuk do me shihni me te katandisur. Naten e mire”, shkruan Selvija.