Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Në kërkim për trafik droge në Itali, arrestohet 43-vjeçari në Pogradec

Një 43-vjeçar është arrestuar në Pogradec, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

43-vjeçari E.L. u arrestua gjatë operacionit të koduar “Operacionalja 27”.

Në 2016, Gjykata e Romës ka caktuar për këtë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi në Itali./rtsh.al