Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Në këtë shtet do të punohet vetëm katër ditë në javë

Kompanitë në Republikën Domenikane po përgatiten për një pilot-program gjashtëmujor që të punohet vetëm katër ditë në javë, hapi i parë i këtij lloji për vendin e Karaibeve.

Nisma do të nisë në shkurt, ndërsa punonjësit do të kenë të njëjtën pagë, dhe java standarde e punës u ul nga 44 në 36 orë, nga e hëna deri të enjten.

“Kjo u jep përparësi njerëzve, përmirësimit të shëndetit dhe mirëqenies dhe promovimit të një produktivitet të qëndrueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit”, tha ministri i Punës, Luis Miguel de Camps.

Një universitet lokal ka për detyrë të analizojë rezultatet, duke përfshirë çdo ndryshim shëndetësor te punëtorët dhe marrëdhëniet midis punës dhe jetës së tyre personale.

Aktualisht, punëtorët në Republikën Domenikane mund të punojnë jo më shumë se 44 orë në javë.