Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Në Kosovë ka frikacakë që bërtasin çdo ditë çfarë do ndodhë” – Enver Bytyçi tregon se si do të zgjidhej konflikti brenda 24 orëve

Analisti Enver Bytyçi tha në një intervistë për “Panorama TV” se situata në Kosovë është alarmante, ndërsa fajin për agravimin e situatës e shikon tek fuqitë e mëdha.

Sipas tij SHBA-ja, Britania, Gjermania dhe Franca nuk kanë konsensus për zgjidhjen e kësaj situata.

Ai thotë se dikush prej tyre kërkon të ketë konflikt për të realizuar interesat e veta të caktuara në Ballkan dhe rajon. Analisti thekson se shqiptarët janë të përçarë, ndërsa serbët çdo ditë bëjnë thirrje për bashkim.

“Në Kosovë ka jo pak frikacakë që bërtasin cdo ditë bobo c’po ndodh. Çfarë do të ndodhë nëse Serbia sulmon Kosovë? Si do ta përballojmë ne Serbinë. Ndërsa serbet bëjnë thirrje për bashkim si mjet për të qëndruar kundër shqiptarëve, shqiptarët janë përçarë me ndjenjën e frikës, njësoj siç e përcakton Gjergj Fishta, që Shqiptarët janë ashtu siç i do hasmi. Ne jemi të përçarë dhe bota nuk na merr seriozisht”, tha Bytyçi.

Pjesë nga intervista

Enver BytyçiËshtë një situatë alarmante. Për mua janë tre alarme, alarmi i parë është ai që shkaktojnë strukturat kriminale të serisë në veri të Kosovës, përmes sirenave të caktuara. Alarmi i dytë është zhurma e madhe që bëhet në mediat shqiptare për rrezikun e një luftë ne Kosove dhe pasojat tragjike për shqiptarët. Alarmi i tretë është i ndërkombëtarëve se në veriun e Kosovës po bëhet nami dhe aty po zhvillohen ngjarje që ndoshta cenojnë edhe stabilitetin global. Këto janë iluzione dhe rrena të mëdha sepse të gjitha janë të organizuara dhe të skanuara me regjisorë të veçante.

Ju thatë që është e orkestruar, kujt i shërben ky konflikt?

Enver Bytyçi: Mos koordinimi të interesave të fuqive të mëdha madje edhe të fuqive perëndimore. Nëse SHBA Britani, Gjermani e Franca do të ishin bashkë, do të mjaftonte një takim i 4 kryetarëve të këtyre shteteve dhe brenda 24 orësh do të ishte zgjidhur kriza dhe konflikti në veri të Kosovës. Por mungon konsensusi i tyre dhe prandaj jemi në këtë pikë ku jemi. Dikush prej tyre kërkon të ketë konflikt për të realizuar interesat e veta të caktuara në Ballkan dhe rajon. Dikush prej tyre dëshiron të mbajë anën e Serbisë, dikush kërkon të jetë neutral, dikush dëshiron një zgjidhje të drejtë dhe nuk kemi një konsensus mes fuqive perëndimore, të cilat mund ti jepnin zgjidhje kësaj çështje. Është ndarë qëllimisht që të mbetet një mollë sherri dhe për pasojë sot e kësaj dite Kosova vuan atë çfarë ka ndodhur në 12-13 qershor 1999.

Deklaratat e Ramës për situatën në Kosovë

Ndërsa reagimin e Ramës, Bytyçi e shikon një qëndrim të njëjtë me atë të Serbisë.

Enver BytyçiAleksander Vuçiç thotë se Albin Kurti është fashist, Ivica Dacic thoshte që Kurti dhe qeveria e Kosovës po destabilizojnë Ballkanin. Edi Rama thotë që Albin Kurti dhe qeveria e Kosovës po destabilizon Kosovën dhe Rajonin. Është e njëjta gjuhë, e njëjta fabul, akuzë dhe qëndrim politik. Si në Beograd edhe në Tiranë.