Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Në KPMM i kemi njerëzit tanë”, deputeti i VV-së për audio-incizimin: I motivuar politikisht – për të do të përgjigjen para drejtësisë

 
   

Deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, është dëgjuar në disa incizime duke biseduar me disa miq të tij, për ndërhyrje për shpronësimet në Shipitullë.

Përveç shpronësimeve në Shipitullë, në një audio-incizim të publikuar nga Kallxo.com, është dëgjuar të flet edhe për ndërhyrje në pozitën e kryetarit të bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Na jemi duke e prit KPMM-në, që KPMM-ja me ia dhanë orientimin mihjes. KPMM-ja del në vend të ngjarjes, e konstaton që qata banorë janë në rrezik, ja prej zhurmës, ja… Vijnë i këqyrin shpijat se si janë ça e sene. KPMM-ja merr vendim që pa marrë parasysh a i duhet a s’i duhet mihjes, duhet me i shpronësu”.

Në KPMM, kryetari i bordit del Habib Basholli. Mbrëmë kam nejt me të, dy orë kam nejt me të edhe unë në qet drejtim s’jam t’u u ndal.  Ne të mërkurën po mendojmë që kemi me e emëru bordin e KPMM-së. Si të emërohet bordi i KPMM-së, ata ja nisin sulmit mos keni gajle”, dëgjohet duke thënë Thaçi në audioinicizimin e publikuar nga Kallxo, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Thaçi dëgjohet duke u thënë personave të cilët ishte me ta se “në KPMM i kemi njerëzit tanë, i shtyjmë do sene, s’kanë qare”.

Në lidhje me audio-incizimin ka reaguar deputeti Thaçi përmes një shkrimi ku tha se prej ditës së parë të punës së tij, prioritet ka qenë përmirësimi i kushteve dhe ngritja e mirëqenies së qytetarëve.

Thaçi tutje tha se në rastin konkret, duke qenë i vetëdijshëm në lidhje me kushtet, sipas tij, të vështira të komunitetit ku tha se edhe ai jeton, do të angazhohet maksimalisht që ato të zgjidhen brenda kornizave ligjore, teksa paralajmëroi që për incizimin, dikush do të përgjigje para organeve të drejtësisë.

“Megjithatë, në mesin e tyre dikush paska keqpërdorur gatishmërinë dhe sinqeritetin time duke bërë incizime ilegale për të cilat do të përgjigjet para organeve të drejtësisë”.

Si përfundim, dua të sigurojë të gjithë qytetarët e vendit se aktet e tilla të ulta dhe të motivuara politikisht nuk do të zbehin vullnetin dhe angazhimin time për të punuar në zgjidhjen e secilës çështje e cila ndikon pozitivisht në përmirësimin dhe ngritjen e mirëqenies se qytetarëve të cilët më kanë besuar ti përfaqësojë interesat e tyre”, tha ai.