Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Në Merdar tri orë pritje për të hyrë në Kosovë

Në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë kanë filluar të krijohen kolona dhe pritje të gjatë të bashkatdhetarëve tanë, që po vijnë nga vendet e Evropës Perëndimore për të kaluar festat e fundvitit në Kosovë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 19:18) kolona të veturave dhe pritje më të gjata ka në vendkalimet kufitare me Serbinë në Merdar, te Dheu i Bardhë dhe në Jarinjë, raporton Telegrafi.

Në vendkalimin kufitar në Merdar, bashkatdhetarët po presin deri në tri orë për të hyrë në vendin tonë.

Ndërsa, në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, për të hyrë në Kosovë po pritet deri në dy orë. Kolonat e automjeteve në këtë vendkalim kufitar arrijnë deri në 1km.

Edhe në vendkalimin në Jarinjë po pritet deri në një orë për të hyrë në Kosovë.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje nuk raportohet për kolona, pasi pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova janë 03-05 minuta.