
Liderë shtetërorë e partiakë në Kosovë, tashmë e kanë uruar Trumpin për fitore në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.
Ata e kanë uruar përmes postimeve në Facebook apo X – platformë e njohur më parë si Twitter.
Por, banorët e Mitrovicës së Veriut kanë shkuar një hap tutje.
Duke vendosur një poster në shesh, me fotografi të Trumpit dhe afër flamurin amerikan dhe atë serb, me shkronja cirilike, kanë shkruar: “Urime fitorja, president!”
Mbrapa posterit qëndron Partia Demokratike Serbe e Aleksandar Arsenijeviqit.