Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriu (YIHR), me moton “Paqja fillon me ne”, të enjten në rrethrrotullimin pranë urës në Mitrovicën e Veriut, ka vendosur si instilacion një zog që thuhet se simbolizon paqen.
“Nëpërmjet këtij instalacioni, qëllimi ynë kryesor është të nxisim ndërgjegjësim për paqen dhe bashkëpunimin ndër-etnik mes komuniteteve që jetojnë në Kosovë, duke theksuar se bashkimi është e vetmja mënyrë përpara”, thuhet në njoftimin e kësaj Nisme.
Tutje në njoftim thuhet se ata besojnë në ura lidhin e jo ndajnë.” E duke e marrë parasysh që ura e Mitrovicës së Veriut, tashmë është kthyer në një hapësirë që përfaqëson ndarjen mes komuniteteve shqiptare dhe serbe që jetojnë në të dy anët e saj, ky instalim simbolizon një hap të vogël drejt shpresës e bashkimit. Ky simbol që strategjikisht zë vend në këtë vend publik synon të ndikojë në vetëdijen tonë kolektive. Hapësirat publike luajnë një rol të rëndësishëm pasi që mund të shërbejnë si vende që sjellin njerëzit së bashku dhe rishkruajnë rezonancat negative të vetëdijes sonë kolektive”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se edhe aktivistë lokalë nga grupe të ndryshme etnike kanë marr pjesë në vendosjen e instalacionit.
Ai është vendosur në bashkëpunim me ZFDKosovo.