Shitjet italiane me pakicë ranë për 0.2 për qind në terma të vlerës dhe 0.7 për qind në vëllim në muajin qershor krahasuar me muajin maj, theksuan të enjten nga Istat.
Agjencia Kombëtare e Statistikave bëri të ditur se shitjet me pakicë u rritën me 3.6 pwr qind në terma të vlerës në raport me muajin qershor të vitit 2022, por ranë për 3.5 për qind në vëllim.
Të dhënat nga viti në vit japin një tregues të ndikimit që ka kriza e kostos së jetesës tek konsumatorët italianë, të cilët paguajnë më shumë për të marrë më pak./kp