Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Në një xhami në Prishtinë nxënësve u jepet detyrë t’i “bindin” prindërit për të mos e festuar Vitin e Ri!

 
   

Viti i Ri nuk u festua nga të gjithë në Kosovë. Ngjyrimet fetare e karakterizuan edhe këtë vit festën e vitit të ri.

Në Han të Elezit para disa u dogj bredhi dekorues i Vitit të Ri, ndërsa bëhej thirrje për të mos e festuar.

Kurse, në një xhami në Prishtinë është bërë thirrje në mënyrë të hapur për të mos festuar natën e ndërrimit të moteve.

Bëhet fjalë për xhaminë “Mati1” në kryeqytet, ku nxënësve iu dha një detyrë që me anë të vizatimeve t’i bindin prindërit e tyre për të mos festuar.

Në faqen zyrtare të kësaj xhamie në Facebook është përshkruar në detaje detyra që iu ëshë dhënë nxënësve.

Postimi në Facebook:

“Në xhaminë “Mati•1”, Prishtinë zhvilluam një aktivitet. Nxënësit kishin për obligim të paraqesin një ide në letër, me temë “Si mund të i bindi prindërit të mos e festojnë Vitin e Ri”.

Ata sollën punimet e tyre në klasë dhe shpjeguan në mënyrë të hollësishme se si do të tentonin tek prindërit e tyre të i bindin të mos festojnë një festë pagane.

Sollën: ajete, hadithe, ndërsa bredhit, babadimrit dhe shumë simboleve tjera u’a bënë me ❌.

Përveç kësaj, kam përgatitur një ligjëratë në PoëerPoint ku kam ligjëruar rreth temës “Jo festimit të vitit te ri””, thuhet në postimin e Xhamia Mati 1 – Prishtinë.

Kjo gjë ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale. Mes tyre ka reaguar edhe analisti Rron Gjinovci, i cili ka ironizuar me pyetjen: Pse nuk shkojnë me jetu në Arabi për shembull