Albano dhe Renisi nuk kanë qenë aspak dakord me opinionin e Enkel Demit dhe Armina Mevlanit të cilët “shpallën” si më punëtorët Valerin dhe Florin.
Ishte Armina ajo që tha se Valeri dhe Flori kanë treguar frymë që dinë të drejtojnë fermën prandaj ata duhet të ishin bashkuar në mënyrë që punët të bëheshin më mirë.
Por për Renisin kjo është krejtësisht e pavërtetë, pasi ka edhe shumë të tjerë që punojnë. I njëjti reagim ka ardhur edhe nga Albano, i cili me ironi shtoi se nuk punojnë vetëm Valeri dhe Flori pasi të tjerët nuk hanë bar.
I gjithë debati ka nisur pasi disa nga fermerët u ankuan për mungesën ekryefermerit gjatë javës.
Pjesë nga biseda:
Armina: Flori dhe Valeri duhet të kishin bashkuar forcat që puna të ecte më mirë.
Renisi: Kjo nuk është e vërtetë, pasi me gjithë respektin për Florin dhe Valerin, ka edhe shumë të tjerë këtu që punojnë.
Albano: Pse ne të tjerët hamë bar që punojnë vetëm këta, s’dpo të thotë të pastrosh bajgat që të punosh.