Sot në përvejtorin e vdekjes së luftëtares së lirisë dhe zëdhënëses së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Dukagjinit, Fitnete Ramosaj, gazetarja Albanë Qeriqi i ka bërë një dedikim të veçantë.
Ajo me anë të secilës gerrëm të emrit të Fitnestes ka paraqitur një pjesë të fuqishme të karakterit dhe kontributit të saj për liri.
Postimi i plotë:
F– etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një nga figurat më frymëzuese dhe të ndritura në historinë e popullit tonë.
E– mër që përfaqëson një forcë, një guxim dhe një kontribut të jashtëzakonshëm për shoqërinë tonë, duke i shërbyer përparimit të kombit tonë.
T– i ke qenë një shembull i pamohueshëm i forcës dhe rezistencës në kohën e luftës për liri. Asnjëherë nuk je lëshuar përpara përballë sfidave por ke qëndruar në krye me guxim dhe dinjitet.
N– ë një epokë që përshkove në të gjitha dimensionet shtetformuese, në kohërat më të vështira, ti ke qenë një fanarë drite dhe frymëzimi për të gjithë.
E– Ti Fetnete Ramosaj, mbete gjithmonë më e merituarja në çdo kohë. Nëpërmjet një shpirti të ndritur dhe një inteligjence të rrallë, shërbeve si një udhëheqëse e padiskutueshme, duke faktuar krimet monstruoze të armikut.
T– i ishe simbol i vërtetë i rezistencës, i guximit dhe i dinjitetit.
E– edhe në frontin e luftës, nëpër takime e simpoziume, nëpër çdo cep të Kosovës ku flitej për dhunën dhe barbarinë serbe, ti ishe dhe do mbetësh e pranishme, duke përhapur një shkëlqim të jashtëzakonshëm të dinjitetit dhe qytetarisë së femrës shqiptare.
M– e çdo hap që bëre, ti na udhëheqe me shembullin tënd, duke shfaqur guximin dhe duke ndjekur rrugën e lirisë.
A– snjëherë nuk u dorëzove, përballje pas përballje, pa asnjë mbështetje meritore, vetëm me guximin dhe vendosmërinë tënde i përballove sfidat e jetës.
XH– iro botës jehuan, shkrimet, kumtesat, paraqitjet e Tuaja nga frontet e luftës përmes valëve të Radios Kosova e Lirë.
U– bëre simbol i rezistencës, guximit dhe dinjitetit në mënyra të ndryshme, duke mbrojtur vlerat në rrugën drejt lirisë dhe përparimit të kombit.
N– ëpër rrugët e Deçanit, në sheshet e Prishtinës, nëpër krahinat e Shkodrës, ti dhe dritë që nuk do të shuhet kurrë.
R– ast i rrallë ishe që çave me dinjitet rrugën drejt emancipimit dhe perceptimit tejet realist të problemeve, të cilat i ke trajtuar në studimet e Tua.
A-ndaj ti përhape një shkëlqim të jashtëzakonshëm të dinjitetit dhe qytetarisë së femrës shqiptare.
M– askat, ju çjerre sa herë qe nevoja, me punën e pandërprerë, të ndershme, të përkushtuar shkencore e profesionale.
O– shoqe e përjetshme, nuk je më fizikisht në mesin tonë, por ke qenë, dhe do të mbetesh kurdoherë në kujtesën tonë, me sjelljen dhe veprat e tuaja, me intelektin e botën e pasur me dije, kulturë e emancipim.
S– ot e mot, do të kujtohesh në mesin e femrave më të njohura të historisë sonë më të re.
A– ndaj, askush më shumë se Fetnete Maxhun Ramosaj nuk e plotësoi rolin e femrave në jetësimin e shtetësisë së Kosovës në të gjitha segmentet.
J– eta dhe vepra e jote të bënë pjesë të femrave të mirënjohura ilire, arbërore, shqiptare që kanë lënë gjurmë në historinë e kombit.
5 prill 2024
Por kush ishte fitnete Ramosaj?
“Fitnete Ramosaj, u lind më 1972, në Deçan. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Deçan. Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, Fakultetin dhe studimet pasuniversitare në Prishtinë. Ka magjistruar në shkencat e sigurisë.
Që nga viti 1989 ishte pjesëtare aktive e lëvizjes ilegale dhe asaj gjithëpopullore në Kosovë. Ka qenë pjesëmarrëse aktive në luftën çlirimtare, si pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), veç tjerash, ka kryer detyrën e Zëdhënëses së UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit. Njëkohësisht ka raportuar edhe për Agjencinë Shtetërore të Lajmeve të Kosovës “KosovaPress”, Radion “Kosova e Lirë”, Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), etj. Ka bashkëpunuar me agjencitë ndërkombëtare të lajmeve “Zëri i Amerikës”, “Deutsche Ëelle”, “BBC” dhe me shtypin shqiptar të kohës në Kosovë, Shqipëri e diasporë.
Ka qenë bashkëthemeluese dhe redaktore e revistës “Zgjimi”, Deçan (1991-1997); bashkëpunëtore dhe anëtare e redaksisë së gazetës “Zëri i Kosovës”, Zvicër/Prishtinë (1995-2001); bashkëthemeluese dhe redaktore e revistës së parë ushtarake në Kosovë “Ardhmëria” – Organ i Zonës së Tretë të Mbrojtjes (1999-2001); redaktore në gazetën javore “Fokus”, Prishtinë (2003-2007), etj.
Është autore e disa fejtoneve e dhjetëra shkrimeve publicistike, të botuar në shtypin legal e ilegal të kohës që nga viti 1991 e këndej; recensuese, lektore dhe redaktore e disa librave publicistikë, historikë e të çështjeve të sigurisë; pjesëmarrëse me kumtesa shkencore në disa simpoziume e konferenca shkencore ndërkombëtare, etj.
Është autore e librave:
DEÇANI (Monografi), në bashkautorësi me Faton Mehmetaj, botoi “Zgjimi”, Deçan, nëntor 1997, 528 f.
“Krimet serbe në Kosovë – PA APOLOGJI – Me fakte kundër shpifjeve” / “Serbian crimes in Kosova – ËITHOUT APOLOGY – Facts Against Defamations” (Vëllimi i Parë, shqip/anglisht), botoi “Fokusi”, Prishtinë, 2005. Ribotuar në të njëjtin vit në 10 mijë kopje, 350 f.
“Krimet serbe në Kosovë – PA APOLOGJI – Me fakte kundër shpifjeve”, (Vëllimi i Dytë), botoi “Anatema”, Prishtinë, 2008, 442 f.
“Serbian crimes in Kosova – Ëithout Apology – Facts Against Defamations”, (The Second Volume), botoi “Anatema”, Prishtinë, 2008, 446 f.
“Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë”, botoi ISGJS, Prishtinë, 2013, 183 f.
“Serbian extremist organizations in Kosova”, botoi ISGJS, Prishtinë, 2015.”