Fuad Jusufi pothuajse vazhdimisht e viziton tregun e gjelbër në kryeqytet.
Por, kohëve të fundit ai ka vërejtur një ngritje të çmimit në disa produkte ushqimore. Ai beson se kjo ngritje ka ardhur për shkak të festive të fundvitit.
“Çmimet janë ka rriten abnormal, qumështi vjet ka qenë një euro tash pe shoh shishen dy, gjithçka po shtrenjtohet. Lakra kurrë s’ka qenë 50 cent kilogrami tash 50 cent”, tha qytetari.
E që ka shtrenjtim artikujve të ndryshëm e pranojnë edhe tregtarët. Por ata e kanë një arsyetim.
“Vjet kanë qenë më të lira, sepse ka pas prodhime më shumë, sepse i ka dëmtua koha sivjet, ka qenë pranvera shumë e ftohtë”, tha tregtari Rrahim Sopa.
Por, një tregtar tjetër e ka një hall tjetër. Ai përpos që nuk pranon që ka ngritje të çmimeve, thotë se ka rënie të blerësve.
Ndërkohë, ekonomistët thonë se gjatë festave zakonisht ka shtrenjtim të artikujve ushqimorë, por shton se problematike qëndron manipulimi me çmime.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e konsumit këtë vit janë më të larta në një mesatare prej 4,2 për qind krahasuar me vitin e kaluar.