
Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur mbrëmjen e së martës 12 shtator në Verona, Itali.
28-vjeçari po udhëtonte me një “Yamaha R6” dhe humbi kontrollin duke u përplasur me një pemë dhe humbi jetën menjëherë.
Në vendin e aksidentit tragjik mbërritën rreth 30 të afërm. E pranishme ka qenë edhe bashkëshortja e 28-vjeçarit, e cila është në pritje të një fëmije.
Policia lokale, e cila ka kërkuar mbështetjen e karabinierëve për të menaxhuar rendin publik, raportoi për një “situatë të tensionuar”, me 4 patrulla në vendngjarje dhe mbyllje të rrugës.