
Xhensila dhe Besi do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e bukur ata e konfirmuan në ditëlindjen e pestë të Ajkës, duke zbuluar edhe gjininë. Çifti do bëhet me djalë dhe Ajka me një vëlla.
Së fundmi Xhensila ka treguar për herë të parë barkun e rrumbullakosur teksa shfaqet në një video me të bijën.
Të dyja janë veshur njësoj me xhinse, teksa këngëtarja ka marrë pozicion për të treguar barkun në muajin e shtatë të pritjes së ëmbël.