Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Në pritje të mbledhjes për Ukrainën, Rama nga oborri i OKB-së: Sot, një nga seancat më të rëndësishme të dekadës

Presidenca shqiptare do të drejtojë sot në Këshillin e Sigurimit të OKB, një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, me praninë e shumë krerëve të shteteve dhe qeverive.

Kryeministri Edi Rama pak para nisjes së mbledhjes, ka postuar një foto nga selia e OKB-së, ndërsa i uron shqiptarëve një ditë të mbarë.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë foto nga oborri i OKB-së, ku sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Java e rëndësishme e OKB ka bërë bashkë në SHBA, presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Rama me një axhendë të ngjeshur takimesh.

Presidenti Begaj do të mbajë fjalën në emër të Shqipërinë në Asamblenë e Përgjithshme ndërsa Rama do të prezantojë 2 nisma në Këshillin e Sigurimit, të ndërmarra nga vendi ynë që mban presidencën e këtij institucioni.