
Serbia është përfshirë nga protesta masive që, sipas analistit Binak Maxharraj, po ndjekin një skenar të ngjashëm me ato të viteve ‘90, kur studentët dhe qytetarët e revoltuar detyruan diktatorin Sllobodan Millosheviq të largohej nga pushteti.
Ashtu si atëherë, edhe sot, dhjetëra mijëra protestues kanë dalë në rrugët e Beogradit për të kundërshtuar regjimin e Aleksandër Vuçiqit. Demonstratat kundër qeverisë dhe presidentit serb po vazhdojnë prej javësh, me pjesëmarrjen e mbi 100 mijë qytetarëve, të cilët kërkojnë rrëzimin e tij.
Postimi i plotë:
Na kujtohet fort mirë kur para disa vitesh, në shenjë proteste ndaj diktatorit Millosheviq, studentët e Beogradit nisën protestat masive, të cilave iu bashkuan shumë qytetarë të revoltuar ndaj regjimit diktatorial të Millosheviqit, me ç’rast e detyruan atë të japë dorëheqje.
Sot historia po përsëritet edhe ndaj një diktatori tjetër, pak më të vogël, kundër qeverisë dhe Presidentit Aleksandër Vuçiq. Aleksandër Vuçiq, që për shkak të regjimit të tij diktatorial në Serbi, po protestohet prej disa javësh nga mbi 100 mijë protestues për rrëzimin e qeverisë dhe vetë Vuçiqit, gjë e cila do të ndodhë së shpejti, duke e larguar atë nga pushteti.
Në fund, e keqja do të ndodhë në Beograd, kur populli serb më në fund e ka kuptuar se nuk e ka bërë zgjedhjen e duhur kur për president zgjodhi zëdhënësin e Millosheviqit, A. Vuçiq, të cilin këto ditë do ta gjejë i njëjti fat si Millosheviqin.
Pra, pritni, dëgjoni dhe shikoni se si diktatorët populli serb i heq nga pushteti.