Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se janë duke bërë përgatitjet e fundit për Samitin e Procesit të Berlinit, më 16 tetor e që mbahet në Tiranë, hera parë në një vend jo anëtare e BE-së.
Rama ka thënë përveç 6 kryeministrave të vendeve të rajonit, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe presidenti i Francës, kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Europian dhe disa kryeministra të vendeve të BE-së.
“Jemi në përgatitjet e fundit të një tjetër evenimenti të madh ndërkombëtar për Shqipërinë, Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, në Tiranë, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, ku kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Europian, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Europian”, ka shkruar Rama.
Pjesëmarrjen e Kurtit në këtë samit muaj më parë e kishte konfirmuar Qeveria e Kosovës
Ai edhe të hënën në një tryezë të organizaur në Prishtinë për Samitin e Berlinit tha se mirëpret takimin e radhës në Tiranë. /teve1.info/