Me moton “Dje, sot, nesër përjetë bashkë”, qytetarë të Shqipërisë kanë protestuar të premten në Tiranë për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës në duar, ata kanë kërkuar më shumë mbështetje nga Qeveria e Shqipërisë për Kosovën.
Protestuesit i kërkojnë Qeverisë shqiptare që të mos jetë e paanshme, por të jetë krah i Kosovës, shkruan KP.
Ishte një thirrje e bërë një ditë më parë në rrjetet sociale që ftonte qytetarët të mblidheshin në sheshin para selisë së qeverisë në Tiranë.