Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Në verë shtohen tradhtitë”/ Flasin dedektivët privatë: Emigrantët na kërkojnë të ndjekim të fejuarat…

Stina e verës rikthen në shtëpi emigrantët tanë. Është një fakt i njohur që shumica e tyre kërkojnë ta lidhin jetën me vajza shqiptare.

Dedektivët privatë thonë se kërkesat më të shumta gjatë kësaj periudhe iu vijnë nga emigrantët, të cilët kërkojnë të gërmojnë apo të mësojnë më shumë rreth të shkuarës së partnereve të tyre.

“Emigrantët që duan të fejohen, bëjnë kërkesa të thjeshta dy apo treditore për dedektiv. Kërkojnë informacion për një vajzë që njonin, a është e lidhur më dikë tjetër apo çfarë rrethanash ka në familje dhe jetën personale. Këto janë kërkesat më të shpejta dhe më të shumta. Shërbimin e dedektivit e kërkojnë më shumë zonat nga jugu i vendit.