![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2025/02/ne-vushtrri-mbahet-tryeze-shkencore-kombetare-dedikuar-tre-heronjve-ne-28-vjetorin-e-renies-se-tyre_679e9093299ac.jpeg?resize=850%2C478&ssl=1)
Në Vushtrri është mbajtur tryezë shkencore kombëtare kushtuar Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut, në 28 vjetorin e rënies heroike së tyre.
Kjo tryezë shkencore kombëtare u organizua nga Komuna e Vushtrrisë në bashkëpunim me Fakultetin Filozofik, Departamentin e Historisë, derisa kishw titullin “Udhërrëfyesit emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: 28 vjet nga rënia e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut”.
Tryezën e ka hapur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili ka thënë se është “obligim moral dhe institucional” që heroizimi i Zahir Pajaziti, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut të mos harrohet.
“Zahir Pajaziti ishte ndër themeluesit e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një strateg i shquar dhe simbol i vendosmërisë për rezistencë kundër okupatorit serb. Së bashku me Edmond Hoxhën dhe Hakif Zejnullahun, ata u bënë pishtarë të luftës për liri, duke dëshmuar se sakrifica për atdheun është virtyti më i lartë i një kombi”, ka thënë Idrizi.
Ndërsa, profesorët universitarë janë paraqitur me kumtesat e tyre, që në qendër kishin heroizmin e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut.