![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/nen-kercenimin-e-thikes-dy-te-dyshuar-vodhen-130-euro-nga-tre-persona-ne-prishtine_64d8860532444.png?resize=750%2C375&ssl=1)
Tre persona kanë deklaruar se mbrëmë në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë, janë sulmuar nga dy persona dhe të njëjtit nën kërcënimin e thikës ua kanë grabitur 130 euro.
Njëri nga viktimat ka pranuar trajtim mjekësor.
Rasti është nën hetime.
Njoftimi i plotë i policisë:
GRABITJE/Rr. Garibaldi, Prishtinë 12.08.2023 – 20:30. Tre viktima, dy meshkuj dhe një femër kosovarë, kanë raportuar se derisa kanë qenë në rrugë, dy persona të panjohur me një thikë në dorë, duke i sulmuar fizikisht, u kanë grabitur një shumë parash prej 130€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, rasti në procedurë hetimore.