Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nën masa të ashpra sigurie, Naim Murseli dërgohet në Prokurori

Naim Murseli është dërguar sot nën masa të rrepta sigurie nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Prokurorinë e Shtetit në Prishtinë, për t’u intervistuar më tej rreth rastit të vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.

Murseli dhe dy të tjerë, Granit Plava e Kushtrim Kokalla, dyshohen për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademaj në Prishtinë në fund të muajit nëntor.

Portali Indeksonline ka publikuar sot pamje të mbërritjes, nën masa të ashpra sigurie, të Murselit në Prokurori.

Të mërkurën, prokurori i rastit e ka marrë në pyetje edhe Kushtrim Kokallën, ish-pjesëtarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Ademajt.

Kokalla ishte arrestuar në dhjetor te vitit të kaluar nën dyshimin për veprën penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale vrasje e rëndë”.

Pas marrjes në pyetje, Kokalla është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Dyz nën forca të shumta sigurie. /Paparaci.com