Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Nëna e dytë ishte shumë fisnike”, Xhepa rrëfen jetën pas humbjes së të ëmës: U bëmë 10 fëmijë

E ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, artistja Xhepa ka treguar se nëna e saj i ka ndërruar jetë në moshë të re duke lënë pas 4 fëmijë. Mes emocioneve të forta dhe shumë të bukura, Xhepa ka treguar se është rritur me një dashuri të jashtëzakonshme.

Alketa Vejsiu: Jeta dhe familja na vendosin para fateve dhe ndonjëherë ne jemi të papërgatitur për atë që jeta na sjellë dhe më vjen mirë kur dëgjon histori nga kjo që do të dëgjoni dhe ju nga vetë Margarita se si civilizimi në fakt është këtu në shpirtin e njeriut më shumë se në kohët në të cilat shoqëria kalon. Pasi humbi nënën, babai i saj, një burrë i jashtëzakonshëm që e donte shumë familjen, për të rritur 4 fëmijë, mendoi të rimartohej me një grua, e cila dhe ajo nga një fatkeqësi, kishte humbur bashkëshortin në luftë, 3 fëmijë të tjerë. Lindën 3 fëmijë të tjerë dhe jetuan 10 fëmijë të lumtur nga një baba që bënte çfarëdolloj pune për t’i rritur. Ajo grua u përpoq që t’i jepte me çdo kusht dashurinë njësoj si të 10 fëmijëve.

Margarita Xhepa: Me të vërtetë, nëna ime shumë e mirë, por edhe kjo nëna e dytë që erdhi, dhe kjo ishte shumë fisnike sepse vinte nga një familje shumë e mirë. Ajo solli 3 fëmijë, na gjeti dhe ne 4, bëri dhe 3 me babën, sepse ishin të rinj të dy dhe u bëmë 10, por me një dashuri të jashtëzakonshme, atëherë dhe tani. Sikur ishim me një nënë e me një baba. E kemi ndihmuar njëri-tjetrin, e kemi dashur njëri-tjetrin, jemi bërë merak për njëri-tjetrin. Kryesorja për njeriun është dashuria, ta ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të jemi afër njëri-tjetrit në gëzime, në hidhërime. Marrëdhëniet njerëzore janë kryesorja në jetë.